+355 (0) 69 40 40 878 info@kodraestate.com

Ç’farë është një Vlerësim pasurie?

Një vlerësim pasurie është një vlerë/opinion i dhënë për një pronë, për të cilën i është kërkuar një eksperti të licensuar. Një vlerësim mbi një pronë, nuk tregon se domosdoshmërisht ajo pasuri do të këmbehet me vlerën e dhënë.

Vlera/opinioni i dhënë për një pronë nga ekspertë të ndryshëm, jo domosdoshmërisht del në një vlerë ekzakte, pasi gjykimi i secilit vlerësues nuk është i njëjtë për përdorimin dhe qëllimin e pronës. Kjo bën që edhe vlera e nxjerrë për një prone apo objekt, vlerësimi të jetë i ndryshëm.

Në përgjithësi, referimi për vlerësimin e një prone drejtohet nga vlera e tregut, ku të dhënat dhe informacionet duhet të grumbullohen nga institucionet e besueshme që operojnë mbi pasuritë e paluajtshme dhe të analizohen me shumë kujdes nga vlerësuesi për të arritur në një vlerë sa më reale të pasurisë.
Në cilat raste mund të nevojitet një vlerësim pasurie:

  • Shit-blerje dhe këmbim prone.
  • Për rastet e trashëgimisë dhe dhurimit.
  • Në rastet e likuidimit, falimentimit ose bashkimit të kompanive.
  • Për deklarimin e pasurisë dhe vlerën e saj.
  • Në rastet e padive për dëmtim prone.
  • Për bllokim, në rastet e huadhënies.
  • Për rastet e divorceve dhe ndarjes së pasurisë ndaj partneriteteve.
  • Tatimin mbi fitimin.
  • Për vlerësimin e kompanive dhe korporatave.
  • etj.