Kush jemi ?
Kodra Estate Services – “KES” është një shoqëri e përbëre nga inxhinierë, ekonomistë e jurist, të cilët janë të fokusuar në një sërë fushash të lidhura kryesisht me pasuritë e paluajtshme. Kodra Estate Services – “KES” operon suksesshëm me klientët e saj, të cilëvë i ofron shërbime mbi pasuritë e paluajtshme.
Në një kohë shumë të shkurtër kemi arritur të realizojmë në mënyrë të suksesshme të gjitha objektivat e shoqërisë, kjo edhe në saj të bashkëpunëtorëve me të cilët operojmë në të gjithë territorin e vendit. Përmbushja e afateve dhe plotësimi i kritereve sipas standarteve më të larta, na ka dhënë besimin e institucioneve të ndryshme shtetërore, bankare dhe atyre private për shërbimin tonë mbi pasuritë e paluajtshme, kryesisht mbi vlerësimin e tyre. Ne ofrojmë shërbime cilësore duke ju kursyer kohë e para.
JU na besoni problemin tuaj, NE ju japim zgjidhje!
Ç'farë ofrojmë ?
Kodra Estate Services – “KES” ofron shërbime për secilin që do të kursejë në vlerë dhe në kohë, të realizojë idetë e tij dhe të investojë apo ta zhvillojë pronën e tij sipas kërkesave që ka, të vlerësoje një pasuri me vlerën reale të saj apo vlerësimin e dëmeve si pasoje e rrethanave të ndryshme.
Kodra Estate Services – “KES”, ju gjëndet në çdo kohë me një gamë të gjerë shërbimet:
- Vlerësim të pasurive të paluajtshme
- Vlerësim të linjave teknologjike & makineri
- Vlerësim të ndikimit në mjedis dhe auditim Mjedisor
- Vlerësime të dëmeve motorike, të dëmeve pasurore dhe shëndetit në aksident etj.
- Ndërmjetësim i shitjeve dhe blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme
- Asistencë juridike për pasuritë e paluajtshme
- Arkitekt
- Topograf
- Inxhinier Projektues, Zbatues, Gjeodet, Elektrik
- Akte kolaudimi dhe supervizimi të objekteve të ndryshme
- Arredues
- Ekspertë Fiskalë
- Auditime të brendshme financiare.