+355 (0) 69 40 40 878 info@kodraestate.com

Përmbledhje se kush quhet një pronar dhe çfarë është një pasuri e paluajtshme?

“pasuri e paluajtshme” është toka, burimet ujore, ndërtesat, objektet dhe çdo gjë tjetër e paluajtshme sipas dispozitave ligjore përkatëse.

“pronar” është personi, emri i të cilit është regjistruar si pronar i pasurisë së paluajtshme, sipas “Ligjit Nr.7843, Datë 13.7.1994 Për Regjistrimin E Pasurive Të Paluajtshme, të Ndryshuar”;

“Regjistrim fillestar” është regjistrimi për herë të parë i pasurisë së paluajtshme, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në nenin 192 të Kodit Civil.

Pra:

Regjimi juridik i Tokës, në çdo vend, ka të bëjë me sistemin e rregullimit juridik që bëhet mbi sjelljet dhe veprimet ekonomiko – shoqërore të individëve apo grup –individëve me njëri -tjetrin. Duke qenë sistem juridik, ai përcakton principet dhe përcaktimet juridike materiale e formale të rregullimeve juridike si aspekt i parë dhe si aspekt i dytë ka të bëjë me zhvillimet e rregullimeve juridike të marrëdhënieve me bazë interesash e marrëdhënieve ekonomiko – sociale në hapësirë e në kohë.

Çdo subjekt ( person fizik a juridik ) që zotëron faktikisht ( ligjërisht ), ai nuk zotëron vetëm tokën si pasuri fizike me efektet ekonomiko –sociale përkatëse, por duhet të zotërojë edhe pasurinë juridike mbi atë tokë, pra mbrojtjen ligjërisht të tërësisë të të drejtave dhe obligimeve të tij ( titulli juridik përkatës ) në lidhje me zotërimin faktik të këtij objekti. Kjo është ana statike e një sistemi juridik. Ndërsa transaksionet apo veprimet e tjera në vëllim, hapësire dhe kohë e këtyre “titujve juridikë” përbëjnë “rregullimet dinamike” ligjore për zhvillimin juridiko – faktik të marrëdhënieve mbi tokën.

Efekti i regjistrimit të një pasurie të paluajtshme në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajteshme.

Menjëherë pasi pasuria e paluajtshme të jetë regjistruar e vlefshme, çdo transaksion i mëtejshëm , që ka të bëjë me të drejtat mbi të, duhet regjistruar në përputhje me dispozitat “Ligjit Nr.7843, Datë 13.7.1994 Për Regjistrimin E Pasurive Të Paluajtshme”.
Regjistrimi i një pasurie të paluajtshme i jep personit si individ, si bashkëpronar apo si përfaqësues i familjes, të drejtën për të disponuar këtë pasuri të paluajtshme në përputhje me ligjin. Çdo pronar që fiton një pasuri të paluajtshme, kontratë qiraje ose hipotekë, prezumohet se është njoftuar për çdo shënim në regjistër lidhur me pasurinë e paluajtshme, kontratën e qirasë ose hipotekën.

Përparësia e regjistrimit të një pasurie të paluajtshme në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajteshme.

Në rastet kur, për të njëjtën pasuri, janë bërë më shumë se disa regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, regjistruesi, me vendim të arsyetuar, i kërkon Kryeregjistruesit të vendosë fshirjen e regjistrimeve të kryera pas regjistrimit të parë, kur ky i fundit është në përputhje me nenet 192-197 të Kodit Civil, duke bërë shënimin në kolonën përkatëse. Deri në nxjerrjen e vendimit të Kryeregjistruesit për miratimin ose refuzimin e kësaj kërkese, regjistruesi bën pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurinë nuk mund të kryhen veprime, si dhe njofton palën/palët e interesuara brenda 10 ditëve.
Regjistrimi i detyruar i një pasurie të paluajtshme në zyren e regjistrimit të pasurive të paluajteshme.

Çdo kontratë apo dokument tjetër që ka efekt mbi të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme paraqiten për regjistrim jo më vonë se tridhjetë ditë nga koha e realizimit të tij.

Çertifikatat e pronësisë

Për çdo pasuri të paluajtshme, të regjistruar në kartelën përkatëse, për pronësi, hipotekim apo për
kontrata të ndryshme që janë realizuar mbi këtë pasuri, lëshohet vetëm një çertifikatë.

Data e lëshimit të çertifikatës së pronësisë, shënohet në kartelë.