+355 (0) 69 40 40 878 info@kodraestate.com

Rivlerësoni Pronën tuaj me Kodra Estate Services “KES”

Ne, rivlerësojmë pronën tuaj mbi bazën e “ligjitnr. 81/2016, për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.
Përse është i nevojshëm rivlerësimi i pasurisë?
Për të shpjeguar arsyen përse nevojitet një rivlerësim pasuriesot, dhe kush janë përfitimet e këtij rivlerësimi që jep mundësinë“LIGJI”, do të donim tju informonim shkurtimisht lidhur mepronarët që kanë një pasuri të paluajtshme dhe që pretendojnëta tjetërsojnë, apo ata të cilët duan të krijojnë një marrëdhëniekontraktuale me palë të tjera.Më poshtë po listojmë disa nga rastet kur ju duhet të kryenirivlerësimin e pasurisë suaj

1. Shit-blerje ose këmbim prone.Për rastet e shit-blerjes ose këmbimit, efektiviteti ose përfitimet qëjep proçesi i rivlerësimit shtrihet si gjatë periudhës në te cilën ligjiështë në fuqi si dhe pas periudhës të caktuar në ligjin 81/2016.Një nga përfitimet kryesore që rivlerësimi i pasurisë do të ketëpër pronarin e pasurisë, do të jetë në mënyrë të drejtëpërdrejtëpërfitimi nga tatim fitimi.Në një ilustrim më të qartë dhe të kuptueshëm ju japim njëshembull: Supozojmë se posedoni një pronë, p.sh apartament,vlera e së cilës pas marrëveshjes së palëve do të këmbehet nëvlerën 10.000.000 Lekë. Sipas legjislacionit në fuqi “Për tatimine kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme” tatimi mbi tëardhurat është 15% pra ju duhet ti paguani 1,500,000 lekë shtetit.

Por cila vlerë është e tatueshme në një transaksion prone?
Parashtrojmë Variantin A dhe B dhe C:

Varianti A:

Nëse kjo pronë që do të shitet dhe është e regjistruarnë ZRPP me vlerën 0 Lekë ose në regjistrimin fillestar të pronësështë bërë regjistrimi pa vlerë (sipas kushteve ose rrethanavetë regjistrimit të pronës specifike), atëherë vlera e tatueshme epronës gjatë rivlerësimit do të jetë 2% e 10.000.000 Lekëve pra 200,000 lekë.

Varianti B:

Nëse kjo pronë që do të shitet është e regjistruarnë ZRPP me vlerën 5.000.000 Lekë, atëherë vlera e tatueshmeështë diferenca midis shitjes së pasurisë nga vlera e regjistruarqë kjo pasuri ka në ZRPP nëse ju e keni rivlerësuar atë, mevlerën e tregut aktual pra 10,000,000 lekë, pra nëpërmjetrivlerësimit ju do duhet të paguani vetëm 100,000 lekë.

Varianti C:

Nëse kjo pronë nuk do të rivlerësohet përgjatë kësajperiudhe e më vonë do të shitet me vlerën e tregut 10,000,000lekë, ju do duhet të paguani 1,500,000 lekë.Sa më sipër duket qartë përfitimi nga proçesi i rivlerësimit.

2. Në rastet e kapitalizimit, shitjeve ose bashkimit të kompanive.Në rastet e kapitalizimit, shitjeve ose bashkimit të kompanivetë cilat kanë pasuri të paluajtshme të cilat janë të regjistruara pavlera, ose me vlerë fillestare të ulët (fiktive), nëpërmjet proçesitte rivlerësimit e sjelljes së vlerës në kushtet aktuale të tregut,këto kompani jo vetëm qe kapitalizojnë vlerën e pasurive të tyrepor kanë mundësi ta njohin e vlerësojnë drejt atë.

3. Për deklarimin e pasurisë në vlerën e saj reale.Rastet kur duhet të deklarohet pasuria e paluajtshme e kanëtë gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, por specifikishtsi detyrim përpara ligjit e kanë kryesisht punonjësit eAdministratës Publike dhe jo Publike, Administratës sëTatimeve, Administratës së Doganave, Nivelet e larta drejtuesetë Administratës, Prokuror, Gjykatës dhe të gjithë ata të cilëtperfshihen nga ligji për deklarimin e pasurisë.Për të gjithë Pronarët që disponojnë pasuri të paluajtshme, porqë vlerat e pronave që kanë krijojne një disbalancë ndërmjetregjistrimit në ZRPP dhe tregut aktual të këtyre pasurive, ështëe rekomandueshme që kjo disbalancë të pasqyrohet pra duhette rivlerësohet pasuria me vlerën reale të tregut të lirë sipaskushteve aktuale.

4. Në rastet e sigurimit të pronës.Kompanitë e sigurimit në rastet e sigurimit dhe risigurimit tëpronave për të bërë sigurim të pronës kryesisht operojnë sipaskostos së ndërtimit e cila jepet çdo vit në udhëzimin përkatës përkoston mesatare të ndërtimit.Ky përcaktim vlere sipas kostos së ndërtimit është totalishti padrejtë, por kryesisht ndodh sepse tregu i pasurive tëpaluajtshme në vëndin tonë është lehtësisht i tronditshëm dhese pasuritë e paluajtshme në ZRPP nuk pasqyrojnë në pjesënmë të madhe vlerën reale që ato kanë. Rivlerësimi i pasurisë sëpaluajtshme në këtë rast nevojitet për arsyen e thjeshtë se çdopronari të një prone ti adresohet sigurimi pronës mbi bazën evlerës reale të saj.

5. Në rastet e ndarjes, pjestimit të pasurisë për vlerën nënatyrë, trashëgimisë apo dhurimit.Rivlerësimi i pasurive në rastet e Bashkëpronarëve, Partnerëve,trashëgimisë apo edhe dhurimit, është i nevojshëm përtë pasqyruar vlerën reale të pronës edhe në gjykimin eekzistencës së pasurisë si objekt, por edhe për tu informuar mbibashkëpronësinë e secilit prej pronarëve apo aksionerëve.Aktualisht “KES” operon në të gjithë territorin e Shqipërisë,të angazhuar drejtpërsëdrejti në vlerësime pasurish nga më tëndryshmet, me korrektësi e profesionalizëm.

Ju na besoni, Ne ju japim zgjidhje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *